Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]ert.al
  • +355.68.603.0230

1111111111

CERTIFIKIME ISO

1111111111

ISO 9001

Standardi më popullor në nivel ndërkombëtar, ISO 9001 përcakton kërkesat për një sistem menaxherial të cilësisë.

ISO 14001

I aplikueshëm për çdo fushë aktiviteti, certifikimi ISO 14001 demostron angazhimin tuaj ndaj mbrojtjes së mjedisit që na rrethon.

ISO 45001

Mbroni shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve dhe demostroni këtë punë nëpërmjet certifikimit ISO 45001.

ISO/IEC 27001

Certifikimi ISO/IEC 27001 konfirmon ekzistencën e disa kontrolleve adekuente për të mbrojtur informacionet e marra, të depozituara apo të transmetuara.

ISO 39001

Certifikimi ISO 39001 mund të merret nga shoqëria e cila administron, zhvillon apo përdor infrastrukturën rrugore.

PAS 99

Ky certifikim konfirmon qasjen e shoqërisë në cfarë i përket integrimit të sistemit apo të menaxhimit.

ISO 50001

Demostroni shqetësimin tuaj për përmirësimin e performancës energjitike dhe uljen e efekteve të ndryshimeve klimaterike nëpërmjet certifikimit të menaxhimit të energjisë sipas ISO 50001.

ISO 37001

I aplikueshëm për shoqëri private, institucione shtetërore apo organizata jofitimiprurese, certifikimi ISO 37001 konfirmon përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar aktet e korrupsionit.

ISO/IEC 20000-1

Një sistem menaxhimi i certifikuar sipas ISO/IEC 20000-1 konfirmon angazhimin e shoqërisë për të furnizuar shërbime të cilat i përgjigjen kërkesave të klientëve.

ISO 22301

Certificarea ISO 22301 confirma ca exista planuri, aranjamente si dotari corespunzatoare pentru a putea continua operarea in cazul unui incident major.

1111111111

1111111111

Pyetje të shpeshta

Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta referuar certifikimeve që ne lëshojmë. Nëse nuk gjeni përgjigjet për të cilat po kërkoni, jeni të lutur të na kontaktoni.

Çfarë përfaqëson certifikimi?

Certifikimi përfaqëson konfirmimin e faktit që një sistem menaxhimi respekton kërkesat e një standardi. Që një certifikatë të jetë e njohur duhet të jetë e lëshuar nga një organizëm certifikues i akredituar (siç është RIGCERT).

Çfarë është akreditimi?

Akreditimi i organizmave certifikues përfaqëson njohjen e kompetencës së tyre për të zhvilluar audite dhe certifikime në fusha dhe disiplina të ndryshme. Akreditimi duhet të lëshohet nga një organizëm i akredituar, anëtar i IAF (International Accreditation Forum).

Është i detyrueshëm certifikimi?

Jo, certifikimi nuk është i detyrueshëm por ai mund të jetë një kusht për pjesëmarrjen në tendera, për autorizime në fusha të caktuara apo për të patur marrëdhënie biznesi me koorporata apo shoqëri ndërkombëtare.

Kush mund ta përfitojë certifikimin?

Çdo shoqëri, pavarësisht dimensioneve apo fushës së aktivitietit mund të marrë një certifikatë për sistemin e menaxhimit, nëse respekton kërkesat e disa standardeve ndërkombëtare.

Si përfitohet certifikimi?

Për të përfituar certifikimin e sistemit të menaxhimit, një shoqëri duhet të kalojë me sukses nje auditim. Nëse rezultatet e auditimit janë pozitive atëherë certifikata lëshohet.

Cila është vlefshmëria e certifikimit?

Pasi merret certifikimi ka vlefshmëri për 3 vjet, me kusht që çdo vit të kryhen auditimet e mbikqyrjes. Pas vlefshmërisë 3 vjeçare certifikimi mund të rinovohet.

Mund të verifikohet statusi i një certifikimi?

Po, çdo person mund të verifikojë statusin e një certifikimi të lëshuar nga RIGCERT. Për këtë është e nevojshme të skanohet kodi QR në certifikatë ose vizitoni www.rigcert.org në seksionin Certification Check.

Open chat
Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmojmë?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?