Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

ISO 22301

ISO 22301 është një standard ndërkombëtar i cili përkufizon kërkesat për një sistem menaxhimi për vazhdimësinë e biznesit. Ky koncept, menaxhimi i vazhdimësisë, është i gatshëm të ndihmojë shoqëritë, pavarësisht dimensionit të saj apo fushës së aktivitetit, t’i bëjë ballë situatava kritike. Qëllimi është që të ketë rregullimet, përgatitjet dhe burimet e nevojshme për të bërë të mundur vazhdimësinë e aktivitetit dhe në rastet e një incidenti madhor.

Menaxhimi i vazhdimësisë është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e fundit në një kohë kur marrëdhëniet ekonomike janë bërë më komplekse kurse mjedisi në të cilin shoqëritë veprojnë është bërë edhe më i turbullt. Një shembull i situates që teston kapacitetin e shumë shoqërive që të rrinë në treg është pandemia e krijuar nga virusi COVID-19.

Disa nga kërkesat e ISO 22301:2019 përfshijnë: krijimin e një analize impakti, vlerësimin e risqeve, përcaktimin e një strategjie të vazhdimësisë apo zhvillimin dhe testimin e planeve që kanë të bëjnë me vazhdimësinë e biznesit.

Mbajtja e një certifikate sipas ISO 22301 demostron që shoqëria ka një angazhim aktiv për tu përgatitur për çdo rast dhe për të testuar kapacitetin e saj për t’i bërë ballë situatave kritike.

RIGCERT ofron certifikime për sistemin e menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit sipas ISO 22301:2019.

RIGCERT
Privacy

Ne përdorim cookie për të personalizuar dhe përmirësuar eksperiencën tuaj të lundrimit në këtë website, për të gjeneruar statistika në lidhje me përdorimin e website, si dhe për publicitetin e personalizuar.
Mund të bllokoni ose fshini cookie-t nga browser-i juaj.
Politika jonë për mbledhjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre është e disponueshme këtu.
Vazhdimi i lundrimit në këtë faqe nënkupton pranimin tuaj të përdorimit të cookies dhe mënyrën në të cilën procesojmë të dhënat personale të cilat na i keni vënë në dispozicion.