Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

Politika e RIGCERT në lidhje me konfidencialitetin

RIGCERT (RIG CERT ALBANIA SH.P.K, NUIS L31308037E, Tiranë, Bulevardi Zogu i Parë, pranë Ministrisë së Drejtësisë) i kushton një rëndësi të veçantë mbrojtjes së konfidencialitetit të të dhënave që na i ka vënë në dispozicion përmes këtij website.

Çfarë të dhënash personale mbledhim?
Mbledhim të dhënat personale atëherë kur ju ndërveproni me ne nëpërmjet këtij website, rigcert.al. Këto të dhëna përfshijnë: emrin, adresën e email-it, numrin e telefonit, informacion rreth pajisjes dhe browser-it që përdorni për të hyrë në website-in tonë, të dhëna në lidhje me sistemin operativ të pajisjes dhe të dhëna të mundshme personale që ju vendosni të na i komunikoni përmes pyetësorëve në website.
Çfarë bëjmë me të dhënat tuaja?
Procesojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
– për t’ju dhënë një ofertë sipas kërkesës tuaj;
– për t’ju përgjigjur një kërkese për informacion;
– për të hetuar dhe përgjigjur një ankese;
– për të monitoruar përdorimin e website-it duke përdorur instrumenta të tilla si Google Analytics.

Me kë i ndajmë të dhënat që na keni vënë në dispozicion?
Është e mundur t’i ndajmë të dhënat me partnerë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, me auditët ose konsulentët, me qëllim që t’ju ofrojmë informacione të sakta bazuar në kërkesat tuaja. Nëse na kërkohen nga institucionet e shtetit shqiptar, ne mund t’i ndajmë të dhënat që na keni vënë në dispozicion me këto autoritete.
Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat personale?

Mund të na dërgoni një kërkesë për të ditur nëse procesojmë apo jo të dhënat tuaja personale. Nëse të dhënat që zotërojmë në lidhje me ju janë jo të plota apo jokorrekte mund të na informoni për të bërë korrigjimet e nevojshme. Mund të na kërkoni që të ndërpresim procesimin e të dhënave tuaja dhe t’i fshijmë të dhënat që zotërojmë. Mund të na kërkoni që t’ju vëmë në dispozicion kopje të të dhënave tuaja personale të cilat i zotërojmë, në një format të cilin mund ta përdorni në lidhje me një tjetër procesor.
Për më tepër informacion referuar procesimit të të dhënave me karakter personal ju lutemi të na kontaktoni në adresën e email-it [email protected].

 

Open chat
Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmojmë?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?