Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

ISO 39001

Siguria në trafikun rrugor është një çështje delikate dhe aktuale. Në nivel global numri i vlerësuar i vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore i kalon 1,3 milion çdo vit. Më shumë se 50 milion njerëz janë plagosur në aksidentet e trafikut çdo vit.

Standardi ndërkombëtar ISO 39001 është zhvilluar me qëllim për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor. Ai cakton rregullat për një sistem menaxhimi i cili mund të implementohet nga çdo shoqëri e cila ndërton, projekton, administron apo përdor infrastrukturën rrugore.

ISO 39001 është zhvilluar me pjesëmarrjen e disa organizatave ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore apo Federata Ndërkombëtare e Rrugëve.

Ky standard përfshin kërkesat që kanë të bëjnë me zhvillimin e një politike në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor, ndërgjegjësimin e shoferëve, monitorimin e gjendjes teknike të automjeteve, përgatitjen për situata emergjente apo hetimin e aksidenteve në trafik.

RIGCERT është i akredituar për certifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë në trafikun rrugor sipas ISO 39001:2012. Certifikatat e lëshuara nga ne gëzojnë njohje të plotë nga autoritetet dhe partnerët në biznes.

RIGCERT
Privacy

Ne përdorim cookie për të personalizuar dhe përmirësuar eksperiencën tuaj të lundrimit në këtë website, për të gjeneruar statistika në lidhje me përdorimin e website, si dhe për publicitetin e personalizuar.
Mund të bllokoni ose fshini cookie-t nga browser-i juaj.
Politika jonë për mbledhjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre është e disponueshme këtu.
Vazhdimi i lundrimit në këtë faqe nënkupton pranimin tuaj të përdorimit të cookies dhe mënyrën në të cilën procesojmë të dhënat personale të cilat na i keni vënë në dispozicion.