Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

ISO 39001

Siguria në trafikun rrugor është një çështje delikate dhe aktuale. Në nivel global numri i vlerësuar i vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore i kalon 1,3 milion çdo vit. Më shumë se 50 milion njerëz janë plagosur në aksidentet e trafikut çdo vit.

Standardi ndërkombëtar ISO 39001 është zhvilluar me qëllim për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor. Ai cakton rregullat për një sistem menaxhimi i cili mund të implementohet nga çdo shoqëri e cila ndërton, projekton, administron apo përdor infrastrukturën rrugore.

ISO 39001 është zhvilluar me pjesëmarrjen e disa organizatave ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore apo Federata Ndërkombëtare e Rrugëve.

Ky standard përfshin kërkesat që kanë të bëjnë me zhvillimin e një politike në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor, ndërgjegjësimin e shoferëve, monitorimin e gjendjes teknike të automjeteve, përgatitjen për situata emergjente apo hetimin e aksidenteve në trafik.

RIGCERT është i akredituar për certifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë në trafikun rrugor sipas ISO 39001:2012. Certifikatat e lëshuara nga ne gëzojnë njohje të plotë nga autoritetet dhe partnerët në biznes.

Open chat
Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmojmë?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?