Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

ISO 37001

ISO 37001 është një standard ndërkombëtar, i publikuar në vitin 2016 për të përkufizuar kërkesat e një sistemi menaxhimi anti-rryshfet.

Qëllimi i këtij standardi është që të ndihmojë shoqëritë, pavarësisht dimensionit të tyre apo fushës së aktivitetit, t’i paraprijë, të zbulojë dhe të luftojë aktet e korrupsionit.

ISO 37001 mund të implementohet dhe certifikohet tek institucionet shtetërore, shoqëri private apo organizata jofitimprurëse. Në shumicën e shteteve në botë ekziston një legjislacion i cili ndalon dhënien dhe marrjen e të mirave materiale të panevojshme; ky certifikim synon të demostrojë angazhimin e shoqërisë për transparencë dhe një sjellje më etike në biznes.

ISO 37001 përfshin përveç të tjerave në kërkesat e saj aspekte të tilla si zhvillimi i një politike anti-rryshfet, ndërgjegjësimi i personelit, vlerësimi i risqeve, vendosja e kontrolleve financiare dhe jofinanciare me qëllim që të parandalojë aktet e korrupsionit apo ekzistencen e kanaleve të komunikimit nëpërmjet të cilave çdokush mund të transmetojë ankesa anonime në lidhje me dyshimet për korrupsion.

RIGCERT ofron shërbime certifikimi për sistemin e manaxhimit anti-rryshfet sipas ISO 37001, për t’ju ndihmuar që të demostroni angazhimin tuaj për ndershmëri në biznes.

Open chat
Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmojmë?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?