Bulevardi Zogu I, Tirane [email protected]

  • Bulevardi Zogu I, prane Ministrise se Drejtesise, Tiranë, Shqipëri NIPT: L31308037
  • [email protected]
  • +355.68.603.0230

ISO 45001

Çdo kompani ka detyrimin të mbrojë shëndetin dhe sigurinë në punë për të gjithë punonjësit.

ISO 45001 është standardi ndërkombëtar i cili përcakton kërkesat për një sistem menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë. ISO 45001 zëvendësoi standardin OHSAS 18001.

Kërkesat e standardit ISO 45001 përfshijnë: vlerësimin e rreziqeve të aksidenteve në punë, vendosjen e masave në fushën e shëndetit dhe sigurisë, inkurajimin e pjesëmarrjes së punonjësve në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës, zbatimin e masave për të zvogëluar rreziqet e aksidenteve dhe sëmundjeve si dhe hetimin e incidenteve.

Certifikimi ISO 45001 mund të merret nga çdo kompani, pavarësisht aktivitetit të saj si dhe risqeve të shëndetit dhe sigurisë.

Ky certifikim konfirmon angazhimin e shoqërisë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur punonjësit e saj dhe të çdo personi tjetër në ambientet e saj.

RIGCERT është i akredituar për certifikimin e sistemeve të menaxhimit sipas standardit ISO 45001:2018 dhe iu ofron shërbime të njohura ndërkombëtarisht.

Open chat
Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmojmë?
Përshëndetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?